Kush është vajza e fshehur e Vladimir Putin

Kush është vajza e fshehur e Vladimir Putin

Vladimir Putin thuhet se ka një vajzë ‘të fshehtë’ adoleshente, nëna e së cilës është një punonjëse sanitare e kthyer në milionere, sipas një faqeje hetimore ruse.



Bëhet fjalë për Yelizaveta Vladimirovna, një 17-vjeçare e lindur nga një lidhje midis Putinit dhe nënës së saj, Svetlana Krivonogikh. Burimet që folën për faqen hetimore ‘Proekt’, thanë se Putini dhe Svetlana filluan lidhjen e tyre në fund të viteve 90′, ndërsa ajo ishte një sanitare dhe Putin ishte kryetar i FSB-së dhe njëkohësisht i martuar, para se të ndahej diku në fillim të viteve 2000, kur lindi Yelizaveta shkruan Daily Mail.

Putini nuk ofroi asnjë reagim ndaj raportit dhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov mohoi të gjitha njohuritë për Svetlanën ose vajzën e saj. Informacioni i mbledhur nga Proekt sugjeron që Svetlana ka lindur në Shën Petersburg në 1975, e rritur në një apartament modest. Gjatë fundit të viteve 90′ ajo punoi si sanitare në një dyqan afër shtëpisë, ndërsa studionte në Universitetin e Ekonomisë dhe Financave.

Në vitin 2000 u diplomua dhe më pas u zhvendos nga banesa modeste, tek rezidenca e saj e re në Ishujt Kamenny. Banesat në ishull nuk janë për shitje të përgjithshme por vetëm për ata që kanë një lloj marrëdhënie me Putinin, raporton faqja. Një nga zotërimet e saj më të mëdha të aksioneve është në ‘Bank Rossiya’, e cila ka lidhje me Putinin dhe shumë miq të tij.

Tre vjet më vonë, Svetlana lindi vajzën Yelizaveta, e cila nuk ka një baba të shënuar në certifikatën e saj të lindjes. Identifikuesi i vetëm i mundshëm është emri i saj i mesëm që është Vladimirovna, raporton Proekt.

Dy burime të afërta me Svetlanën thanë se Putini ishte i dashuri i saj misterioz dhe se lidhja e tyre filloi në vitet 90′ dhe përfundoi në fillim të viteve 2000. Nuk është e qartë saktësisht kur ose si u takuan, ose pse u ndanë përfundimisht.

TAGS