Kusari-Lila thotë se Alternativa nuk e mbështeti buxhetin

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila , ka thënë se partia e saj nuk e ka mbështetur draft buxhetin e prenzatuar dhe votuar në Kuvend.

Ky reagim i Kusari-Lilës vjen pas lajmeve që kanë qarkulluar në media, ku deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka votuar pro miratimit të buxhetit për vitin 2019.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky buxhet është klientelesk, i varëfërisë dhe i destimulimit të çfarëdo rritje punësimi ose rritje ekonomike.

” Si të tillë këtë projekt buxhet, Alternativa asnjëherë nuk e ka mbështetur, aq më pak, kushtëzimet që u bën për kalimin e tij”, ka shkruar Kusari-Lila.

Më poshtë postimi i plotë i saj :

SQARIM PUBLIK

Partia Alternativa nuk e ka mbështetur draft buxhetin e prezantuar dhe votuar në Kuvendin e Kosovës, për arsyet të cilat edhe i kam prezantuar në seancën plenare gjatë leximit të parë të projekt buxhetit për vitin 2019.

Buxheti i sapo miratuar është buxhet klientelesk, buxhet i varfërisë dhe i destimulimit të çfarëdo rritje punësimi ose rritje ekonomike. 
Në të kundërten, ky buxhet ngrit pasivitetin, dekurajon profesionistët e rinj dhe nuk paraqet asnjë pasqyrë për vizion apo zhvillim strategjik të vendit tonë. 
Si të tillë këtë projekt buxhet, Alternativa asnjëherë nuk e ka mbështetur, aq më pak, kushtëzimet që u bën për kalimin e tij.

Draftligji apo Ligji i sapo kaluar për delegacionin shtetëror për bisedime, nuk ka arritur të ketë asnjë mekanizëm për parandalimin e ndarjes apo lëvizjes së kufinjëve të Kosovës sipas modelit Thaçi – Vuçiç. 
Fatkeqësisht, ky projektligj ia krijoi edhe një trup/mekanizëm shtesë Presidentit Thaçi për të finalizuar çfarë ka nisur vitin e kaluar. 
Si i tillë, ky mekanizëm NUK është mbështetur me shumicë absolute nga Kryesia e Alternativës dhe qëndrimi zyrtar i partisë është KUNDËR këtij verzioni të miratuar. /Telegrafi/

TAGS