Kurti: Rasti i abuzimit, tregues i shtetit që krimin e ka kthyer në rutinë të përditshme

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se është tronditur nga rasti i abuzimit dhe dhunimit seksual të minores në Drenas.

Kurti ka theksuar se rasti i abuzimit dhe dhunimit seksual të një qytetareje në moshë minore, është tregues i gjendjes ku e kanë prurë shtetin dhe shoqërinë njerëzit që e kanë bërë njësh detyrën zyrtare e profesionale me krimin e kthyer në rutinë të përditshme.

Sipas tij, njerëzit që e dinë se ata nuk i ndjek ligji kurse viktimat e tyre nuk do t’i mbrojë ligji.

Lexo po ashtu:

“Kjo është gjendja ku e kanë prurë shtetin dhe shoqërinë njerëzit që e kanë bërë njësh detyrën zyrtare e profesionale me krimin e kthyer në rutinë të përditshme, njerëzit që bëjnë çfarë të tjerët as s’e imagjinojnë dot vetëm pse munden, njerëzit që e dinë se ata nuk i ndjek ligji kurse viktimat e tyre nuk do t’i mbrojë ligji.

Lexo po ashtu:

Ne duhet të tregojmë se shumica jonë nuk e duron abuzimin e atij që ndodhet në pozitën e të dobëtit. Shumica e mësuesve, shumica e policëve, shumica e mjekëve, shumica e qytetarëve, duan dhe do të solidarizohen me më të dobëtit. Prandaj e përkrah protestën qytetare, e më vjen keq që nuk jam aty, sepse gjendem në një vizitë zyrtare në Seul të Koresë së Jugut”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“Pushteti i tyre krijon lejen e abuzimit me të dobëtin, të varfrin, gruan, vartësin, minoritarin, sipas modelit mujshar të pushtetit të vjetër”, ka thënë tutje Kurti./Telegrafi/

TAGS