“Kur isha 23 vjeç u lidha me një 47-vjeçare”, konkurrenti i “Big Brother VIP” rrëfen sekretin e jetës
Banorët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer shpeshherë detaje nga jeta personale. Mirëpo së fundmi, “Vëllai i Madh” iu ka kërkuar që të tregojnë një sekret që të tjerët nuk e dinë. Ata kanë rrëfyer në dhomën e rrëfimit sekretet që kanë dhe më pas iu është dhënë 24 orë që të zbulojnë se kujt i përket secili sekret që kanë thënë.
Ata duhet të flasin më njeri-tjetrin, të bëjnë pyetje, të provokojnë apo ngacmojnë për të zbuluar sa më shumë informacion. Nëse një banor mendon se e ka gjetur se kujt i përket një sekret, duhet të tregojë në dhomën e rrëfimit se për kë bëhet fjalë. Banorët nuk duhet të thonë më shumë se një emër për një sekret.
Lista e sekreteve përmban:
- Kam patur një piercing në një vend sekret dhe kanë patur fatin ta shohin vetëm disa njerëz.
- Kur kam qenë 21 vjeç i kam qethur flokët zero dhe i kam dhuruar për një kauzë.
- Një ditë kam parë në ëndërr gjyshin, i cili nuk jeton më dhe më tha se duhet të ndihmoj fëmijët në nevojë dhe të bëhem misionare.
- Kur kam qenë 23 vjeç kam pasur një të dashur, e cila ishte 47 vjeçe.
- Kam ndjekur kurset e dance sportiv, sepse më pëlqente një vajzë dhe doja të lidhesha me të.
- Në një periudhë shumë të vështirë nga ana ekonomike për familjen time kam shkuar kam pastruar shtëpi bashkë me mamin.
- Kur kam qenë në Dubai për ditëlindjen e një miku kam hipur në deve por nga frika kam rënë dhe kam thyer këmbën.
- Në pasaportë emri im është ndryshe.
- Kur kam qenë në një situatë të vështirë më ka ndihmuar shumë një grua por pas një farë kohe u dashurua me mua.