Kur e injoroni, ajo vetëm mësohet të jetoj pa ju

Ekziston miti “i/e vështirë për t’u zënë” – që nënkupton se aq më shumë i ftohtë dhe i pa interesuar që shfaqet një person, aq më shumë fiksohemi pas tij.

Shumica e meshkujve gabimisht besojnë se duke aktruar sikurse nuk ua ndien fare për të do t’ua sjellin atyre rezultatet që i duan, transmeton Telegrafi.

Ata mendojnë se duke e injoruar atë, ajo do t’ju vijë pas. Madje, disa meshkuj besojnë se nëse e trajtojnë të dashurën e tyre keq, ajo vetëm sa do t’i ofrojë atij më shumë dashuri e vëmendje, transmeton Telegrafi.

Epo, shumica e meshkujve e harrojnë faktin se këto teknika manipuluese funksionojnë vetëm me vajzat që nuk kanë përvojë, dhe asnjëherë me femrat e vërteta.

Një femër e vërtetë e din se çfarë dëshiron. Ajo është femër e përmbushur që nuk ka kohë të luajë lojëra. Nëse jeni të gatshëm të bëheni të vërtetë me të, ta dashuroni dhe trajtoni në mënyrën e duhur, njësoj do veproj edhe ajo. Në anën tjetër, nëse ajo e vëren se nuk jeni të sinqertë, se jeni duke luajtur lojëra dhe nuk jeni serioz me të – ajo do të largohet nga ju pa e kthyer kokën pas.

Për shkak se ajo e din se kur vërtet e dashuroni dikë nuk mund ta injoroni. Kur e dashuroni dikë, ju nuk mund të përmbaheni nga dashuria sepse është shumë kundër-produktive. Një femrës së vërtetë i pëlqen të jetë e dashuruar deh e mbuluar me vëmendje tërë kohën. Ajo dëshiron të sigurohet se do ta ketë përkrahjen tuaj çdo herë. Nëse nuk jeni duke i dhuruar atë për çfarë ka nevojë, ajo do të largohet. Kaq e thjeshtë.

Gjithashtu, shumë meshkuj mendojnë se në lidhje më së miri është të mos i zbulojnë ndjenjat e vërteta ndaj partneri. Ata harrojnë se baza e çdo lidhje të suksesshme është sinqeriteti. Dhe një femër e vërtetë e vlerëson sinqeritetin më shumë se çdo gjë tjetër. Ata e dinë se asnjëherë nuk mund të kenë intimitet të vërtetë me një partner të pasinqertë.

Andaj, meshkuj, nëse dëshironi ta keni një femër të vërtetë në anën tuaj, ndaleni telefonin kur jeni pranë saj dhe përqendrohuni vetëm në të. Bëhuni të kujdesshëm, dhuroni dashuri dhe vëmendje. Dhe, gjithmonë trajtojeni atë me respekt. /Telegrafi/

TAGS