Kur do të martohet Rudina Dembacaj me Mark Frrokun? Moderatorja: Sa të kalojë koronavirus, mezi po presim

Rudina Dembacaj dhe partneri i saj ish-deputeti Mark Frroku janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuar të shoëbizit, që prej kohës kur moderatorja bëri publiku lidhjen. Dyshja janë fejuar në muajin maj dhe kjo u bë me dije nga vetë Rudina e cila përmes një postimi në ‘Instastory’ tregoi unazën e fejesës.



Mirëpo, ndjekësit prej kohësh kanë ngritur pikëpytje nëse do të ketë një dasëm nga çifti, e duket se së fundmi Rudina ka dhënë një përgjigjie më konkrete.  Gjatë një interviste në emisionin e saj me Eneda Tarifën, moderatorja i kërkoi të ftuarës publikisht të jetë e ftuar si këngëtare në dasmën e saj me Mark Frrokun.

Rudina Dembacaj: A do kem nderin të jesh një nga këngëtaret e ftuara në dasmën time të dytë?

Eneda Tarifa: Aww mishi kokërr, paskemi dasmë.

Rudina Dembacaj: Po e kemi por të kalojë koronavirusi.

Eneda Tarifa: Do vij me kënaqësi të madhe sepse çifti juaj realisht më pëlqen dhe shkoni.

Rudina Dembacaj:Faleminderit mezi po presim

TAGS