Kuo: Të gjithë modelet iPhone 2020 do të kenë rrjetin 5G

Kuo: Të gjithë modelet iPhone 2020 do të kenë rrjetin 5G

Edhe pse disa OEM të Android kanë filluar të ofrojnë telefona të mençur që mbështesin rrjetet 5G, Apple nuk pritet ta bëjë këtë deri në vitin e ardhshëm, së paku.

Një analist, i cili ka sjellur informacione të sakta me lëvizjet e ardhshme të Apple në shumë raste në të kaluarën, tani parashikon që e gjithë seria iPhone 2020 do të ketë mbështetje për rrjetet 5G.

Ming-Chi Kuo nga TF Securities parashikon se tre modelet e reja të iPhone që Apple do të lansojë vitin e ardhshëm do të kenë mbështetje për rrjetet 5G.

Ai kishte parashikuar më parë se vetëm dy nga tre modelet do të merrnin modemin 5G.

Kuo thotë se Apple ka të ngjarë të marrë këtë vendim për shkak të konkurrencës, pasi disa nga rivalët e tyre Android kanë sjellur telefonat 5G në treg.

Apple nuk ka konfirmuar asgjë në lidhje me iPhone 2020 të tyre deri në këtë kohë.

Megjithatë, besohet se të tre modelet do të shfaqin ekrane OLED në madhësi 5.4 inç, 6.1 inç dhe 6.7 inç.

TAGS