Kunatë me Fifin? Motra e Granitit: E kanë seriozisht!

Kunatë me Fifin? Motra e Granitit: E kanë seriozisht!


Genta Cana, moderatore e njohur në Kosovë, motra e Granit Canës e ftuar sot te Ftesë në 5, foli për pjesmarrjen e vëllait të saj në Big Brother VIP.

Granitin po e shoh paksa të mbyllyr, ne që e njohim në përditshmëri e dimë se është shumë i hareshëm dhe goxha social. Besoj që me kalimin e kohës do tregojë e do japi shumë, por besoj se është akoma herët.

Ajo gjithashtu komentoi dhe marrëdhënien e tij me Fifin.

Më pëlqejnë. Unë si kunatë i them Fifit mirë se të vijë. Nuk mund të marrë përgjegjësi për çfarë mundet me ndodhë. Ata ishin të qartë dje në mendimet e tyre dhe çka folën, qoftë Graniti, qoftë Fifi. Diçka po lind, e që e kanë seriozisht, s’diskutohet, e kanë goxha seriozisht.
Rehatia midis të dyjave vërehet.

Kujtojmë se dje gjatë spektaklit të Big Brother VIP pati momente emocionuese. Fifi me Granitin u ftuan në dhomën e rrëfimit për të diskutuar dhe qartësuar çfarë po ndodh mes tyre.

Graniti: E kam cek që këtu jemi si familje qeshim, gëzojmë, po kur ka momente që ndihemi keq vetëm Fifi më është gjendur pranë, më ka fol, madje edhe më ka ushqy. I kemi mendimet e njëjta, kemi gjuhë të përbashkët, mbase dhe po lind diçka.

Fifi gjithashtu pohoi se me Granitin ndihet mirë dhe se mund të lind diçka.

TAGS