Kualifikohen në gjysmëfinale të Europa League, Arsenali, Unitedi, Roma e Villarreali

Kualifikohen në gjysmëfinale të Europa League, Arsenali, Unitedi, Roma e Villarreali

Arsenal, United, Roma e Villarreal kualifikohen në gjysmëfinale të Europa League.

Arsenal, Manchester United, Roma dhe Villarreal kanë prerë biletën për në gjysmëfinale të Europa League.

“Topçinjtë” eliminuan Slavia Pragën, “Djajtë e Kuq” eliminuan Granandën, Roma e mposhti Ajaxin derisa Dinamo e shqiptarëve u eliminua nga Villarreali.

Arsenali gaboi në sfidën e parë në Angli, duke barazuar 1-1 me Slavia Pragën, por e ka shkatërruar atë duke triumfuar me rezultat 4-0.

Pepe, Saka dhe dy gola Lacazette shënuan për triumfin e Arsenalit që preu biletën për në gjysmëfinale të Europa League.

Man United 2-0 Granada

Në sfidën e kthimit fitore arriti edhe Manchester United, me të njëjtin rezultat si në sfidën e parë Granadën, 2-0.

Shënuan Cavani dhe Vallejo autogol.

Roma 1-1 Ajax

Roma barazoi në shtëpi 1-1 me Ajaxin, dhe u kualifikua falë fitores 2-1 në udhëtim në takimin e parë.

Brobbey realizoi për Ajaxin, Dzeko për Romën.

Villarreal 2-1 Dinamo Zagreb

Villarreali e ka mundur Dinamon edhe në sfidën e kthimit.

Sfida në Spanjë u mbyll 2-1, derisa kishte triumfuar në Kroaci 1-0.

Arian Ademi startoi në këtë ndeshje dhe asistoi të goli i vetëm i mysafirëve, derisa nuk pati minuta për Lirim Kastratin.

TAGS