“Ku shkon pa shkollë?” takimi i parë i sezonit të ri të Për’puthen ndezi diskutimet

“Ku shkon pa shkollë?” takimi i parë i sezonit të ri të Për’puthen ndezi diskutimet

Përputhen startoi dhe bashkë me të edhe shkëndijat e para mes konkurrentëve. Puntatën e djeshme ishte takimi midis Ritvanës, vajzës e cila u prezantua e para në emision dhe Argjendit, djali i cili ka po depërton shpejt në zemrat e publikut.
Takimi i tyre ndezi studion dhe ngjalli shumë diskutime, por thelbi qëndronte te fakti se dy të rinjtë folën pa pushim në praninë e njëri-tjetrit.


Më bëri shumë përshtypje kur pashë dy të rinj, jo vetëm shumë të edukuar dhe komunikativ. Ishte dhe një nga bisedat më të bukura dhe më interesante që mund të kemi parë duke e krahasuar me edicionin e kaluar.”,- u shpreh opinionisti Arjan Konomi.

Ajo që tërhoqi vëmendjen dhe diskutimet ishte dhe historia e Argjendit. Djali tregoi se është larguar nga familja 15 vjeç dhe se ka filluar punë që në atë moshë. Studioja u ndez nga diskutimet dhe ajo që bëri më shumë përshtypje ishte reagimi i konkurrentit tjetër , Eduardit.

“Ku shkon pa shkollë? Çfarë do bësh ti në të ardhmen, kur të kesh grua, fëmijë? Si do çosh para në shtëpi?”,- tha Eduardi.

Paragjykimet dhe zënkat e para midis konkurrentëve të rinj duket se kanë filluar. Gjithsesi Argjendi e mori me sportivitet dhe tregoi se mundësitë ekonomike e kanë penguar të vazhdojë shkollën dhe se është i kënaqur me “shkollën” e  eksperiencës së jetës. Eduardi vazhdoi të mbetej skeptik dhe shfaqi mosbesim ndaj historisë së Argjendit, pasi sipas tij nuk ka shanse të punosh në një moshë aq të re.

Mesa duket se ky sezon do ngjalli shumë polemika e debate dhe do preki mjaft tema delikate për diskutim.

TAGS