Ku ka qenë Bideni në kohën e sulmeve të 11 Shtatorit

Ku ka qenë Bideni në kohën e sulmeve të 11 Shtatorit

Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në kohën e sulmeve të 11 shtatorit 2001 në SHBA, kishte qenë senator në mandatin e pestë e kryetar i Komitetit për çështje të jashtme. Ai mësoi për sulmet përderisa ishte në udhëtimin me tren drejt Washingtonit, shkruan BBC.

Derisa Bideni arriti në ndërtesën e Capitolit, Kullat Binjake në New York dhe Pentagoni u ndezën në flakë.

Atë mbrëmje, Bideni pati kontaktuar me presidentin e asaj kohe, George W. Bush. Patën folur për dy minuta, sipas dokumenteve zyrtare. Bideni më vonë qe shprehur për CNN-in se e ndjente mënyrën se si “Bushi po i trajtonte si duhet ngjarjet nga ai moment deri kur rrëzuam talebanët”.

Një ditë më pas, Bideni mbajti një fjalim emocional në Senat, duke premtuar se armiqtë e Amerikës “nuk munden dhe s’do të na mposhtin”.