KQZ shpall sot rezultatet e zgjedhjeve në veri

KQZ shpall sot rezultatet e zgjedhjeve në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat u mbajtën më 19 maj.

Sipas njoftimit për media, KQZ rezultatet përfundimtare do t’i shpall në një konferencë për media.

Lexo po ashtu:

Më 19 maj janë mbajtur zgjedhjet komunale në katër komunat veriore ku kanë garuar kandidatët e Listës Serbe, PDK dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas rezultateve preliminare fitues kanë dal kandidatët e Listës Serbe./Telegrafi/

TAGS