Kosova bëhet anëtare e Bordit drejtues të Rrjetit Global Parlamentar të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar

Kosova bëhet anëtare e Bordit drejtues të Rrjetit Global Parlamentar të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar

Kosova është zgjedhur sot anëtare e Bordit drejtues të Rrjetit Global Parlamentar të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë më së shumti vota në këto zgjedhje me votim të fshehtë.

Delegacioni i Kosovës ishte i përbërë nga deputetet Doruntinë Maloku, Xhevahire Izmaku dhe Safete Hadërgjojnaj, të cilat po qëndrojnë tash e disa ditë në SHBA, transmeton Telegrafi.

“Në një garë shumë të ashpër ndërmjet përfaqësuesve të 166 shteteve të botës, Kosova është zgjedhur sot anëtare e Bordit drejtues të Rrjetit Global Parlamentar të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë më së shumti vota në këto zgjedhje me votim të fshehtë, falë angazhimit të madh të delegacionit të Kosovës të përbërë nga deputetet Doruntinë Maloku, Xhevahire Izmaku dhe Safete Hadërgjonaj, të cilat po qëndrojnë prej disa ditësh në Washington DC”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Rrjeti Global Parlamentar i Bankës Botërore përbëhet nga deputete nga 166 shtete, të cilët prej muajsh kanë filluar lobimin për zgjedhjet në këtë Bord.

Kosova, do të jetë pjesë e Bordit Drejtues, i cili ka nëntë anëtarë, për tri vjet. /Telegrafi/

TAGS