Koronavirusi vrau’ mikun e saj, Bebe Rexha e revoltuar: Kjo nuk është shaka, qëndroni në shtëpi

Koronavirusi vrau’ mikun e saj, Bebe Rexha e revoltuar: Kjo nuk është shaka, qëndroni në shtëpi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’ e revoltuar shkruan se duhet të qëndroni në shtëpi, pasi koronavirusi nuk është shaka .





Rexha shkruan se ka humbur një nga miqtë e saj, për shkak të virusit në fjalë dhe si rrjedhojë ka shkruar dhe një mesazh për qytetarët.

“Kjo nuk është një shaka. Një mik i një miku sapo vdiq nga Koronavirusi në moshën 45-vjeçare. Qëndroni të sigurt në shtëpi dhe bëni detyrën tuaj. Ju lutem,” ka shkruar Bebe.

Më pas Bebe Rexha ka shtuar edhe disa fjalë për presidentin Donald Trump, ku thotë se ai duhet të heqë dorë nga disa taksa, në mënyrë që të ruajë sigurinë në vend.

“Qeveria amerikane duhet të ndalojë pagesat për qiratë, pagesat e hipotekave dhe pagesat e shërbimeve, të paktën derisa Koronavirusi të jetë nën kontroll. Miliona amerikanë janë të shqetësuar për mbajtjen e punëve të tyre dhe shtëpitë e tyre në vend që të qëndrojnë të sigurt”, ka shtuar ajo.

TAGS