Koronavirusi ‘mund të transmetohet përmes ujit të tualetit’, pohojnë shkencëtarët

Koronavirusi ‘mund të transmetohet përmes ujit të tualetit’, pohojnë shkencëtarët

Coronavirusi mund të transmetohet përmes ujit të tualetit, kanë pohuar shkencëtarët, pasi sëmundja e padukshme vrasëse vazhdon të përhap panik në të gjithë globin.Kërkuesit nga Universiteti i Stanfordit kanë bërë disa kërkime rreth rrezikut të transmetimit të SARS-CoV-2  përmes burimeve ujore, shkruan express.co.uk.Një studim i madh ka gjetur prova që sugjerojnë se coronavirusi, ose të paktën gjenomi i tij, mund të ekskretohet në feçe.Ky ekspozim fekal më pas mund të bëhet rruga e transmetimit, sipas shkencëtarëve të Universitetit Stanford.





Alexandria Boehm, e cila drejtoi studimin, tha: “Nuk ka të ngjarë që kjo të jetë një rrugë kryesore transmetimi, por një person potencialisht mund të ekspozohet duke bashkëvepruar me ujin e ndotur me materie fekale të patrajtuar”.Coronavirusi – i njohur zyrtarisht si Covid-19 – është një virus që prek mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes duke shkaktuar kollitje, temperaturë të lartë dhe gulçim./Këshilla.net

TAGS