Korçarët mbijetojnë në elitë. Kastrioti e Bylis, fati i mbijetesës vendoset në finish

Korçarët mbijetojnë në elitë. Kastrioti e Bylis, fati i mbijetesës vendoset në finish

Ishte thjesht çështje kohe dhe shifrash, një kombinim perfekt, bëri që Skënderbeu të sigurojë matematikisht mbijetesën në elitë një javë përpara fundit. Ekipi i Memellit jo vetëm që mbijetojë por shmangu dhe zonën “play-out”. Korçarët thyen Kukësin me rezultatin 2-1 por më shumë se sa ky sukses përcaktues ishte barazimi i rivalëve. Kastrioti e Bylis ndajnë nga një pikë në derbin e mbijetesës, një rezultat që sjell skenarë të tjerë në javën e fundit.


Antoni realizoi një gol nga tuneli, që në minutën e katër kaloi ballshiotët në avantazh, një gol që e ruajtën me fanatizëm deri në fund 74-ët, ku Carkanji i pafat devijojë topin në portën e tij duke sjell festë në radhët e Kastriotit.

Krutanët kanë një arsye më shumë për të buzëqesh pasi kanë jo vetëm kanë një pikë më shumë se Bylis në renditje por në javën e fundit luajnë kundër Kukësit në transfertë, një skuadër pa asnjë objektiv, ndërsa Bylis pret Partizanin që lufton për titullin kampion.

TAGS