Konkursi në Big Brother/ Einxhel çon në nominim Monikën

Konkursi në Big Brother/ Einxhel çon në nominim Monikën

Dinamika të reja në shtëpinë e Big Brother. Mbrëmjen e djeshme banorët kanë votuar mes njëri-tjetrit për disa kategori. Banori inteligjent i shtëpisë së Big Brother është zgjedhur Einxhel, e cila kishte dhe një rol kyç në nominimet e javës së ardhshme.


Ajo do të zgjidhte të çonte njërin prej tyre në televotim. Emrat janë Monika, Arbri, Arjola, Einxhel, Beniada dhe Beatrix. Duke qenë se Arbri është imun dhe Einxhel dhe Beatrix janë pjesë e një televotimi, Einxhel duhet të zgjidhte mes Monikës, Arjolës dhe Beniadës.

Ajo zgjodhi që Monika të dalë në nominim për javën e ardhshme, ndërsa pritet për tu parë se me cilët banorë do të shkojë në televotim.