Konfirmohet, Barcelona në negociata direkt me sulmuesin e njohur

Konfirmohet, Barcelona në negociata direkt me sulmuesin e njohur

Memphis Depay pritet që gjatë verës t’i bashkohet Barcelonës.

Holandezi u largua nga agjencia SEG dhe do ta vendos të ardhmen me avokatët e tij.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka njoftuar se Barcelona është në negociata direkt me Depayin, të cilit do t’i ofrojnë kontratë dy ose trevjeçare.

“Barcelona është në negociata direkt me Memphis Depay, nuk do jetë kontratë afatgjatë, vetëm dy ose tri vite”, shkroi ai.

Ndërkohë, Barcelona pritet të kompletojë transferimet e Eric Garcias dhe Sergio Agueros sapo të përfundojë sezoni.

TAGS