Koncerti i Malumës anulohet për shkak të koronavirusit, ja çfarë do të ndodhë me biletat

Koncerti i Malumës anulohet për shkak të koronavirusit, ja çfarë do të ndodhë me biletat

Pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus në Shqipëri, koncerti madhështor i këngëtarit me famë botërore Maluma u anulua. Gjatë paradites së sotme u publikua dhe njoftimi zyrtar nga organizatorët, ku thuhej se koncerti do të shtyhet.





Por çfarë do të ndodhë me biletat? Sipas organizatorëve të gjithë personat që kanë blerë bileta duhet t´i mbajnë pasi janë të vlefshme për datën e re që do të vendoset.

Kujtojmë se, koncerti do të mbahej mbrëmjen e 14 marsit në sheshin “Nënë Tereza”.

TAGS