‘Kokëdhimbje’ për Tuchel, PSG ka marrë këtë vendim për të

‘Kokëdhimbje’ për Tuchel, PSG ka marrë këtë vendim për të

Paris Saint-Germain rinovoi kontratën e Thomas Tuchel deri në vitin 2021, por diçka ka ndodhur dhe ka thyer marrëveshjen mes dy palëve që u nënshkrua në muajin mars.

Klubi francez ishte i etur të rinovonte kontratën e trajnerit që i solli përfitime nga pesë milionë euro në shtatë milionë e gjysmë për vit.

Që nga ajo kohë, PSG u eliminua nga Manchester United në Ligën e Kampionëve, e siguroi titullin e Ligue 1 dhe u befasua në finalen e Kupës së Francës, duke u mposhtur nga Rennes në penallti, transmeton lajmi.net.

Teksa ishte kandidat për katër tituj, Tuchel arriti ta fitonte vetëm një, atë të kampionatit.

Mes dështimeve të shumta, duket se marrëveshja mes palëve është prishur dhe largimi në fund të sezonit mbetet i pashmangshëm. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS