Klopp: Dua t’i shmang skuadrat angleze, Liverpooli e adhuron Ligën e Kampionëve
Liverpooli ka eliminuar njërën nga skuadrat më të forta në Evropë, Bayernin e Munichut nga Liga e Kampionëve.
Gjiganti anglez arriti ta eliminojë Bayernin e Munichut me rezultat 3-1, pas 180 minutave spektakolare.
Liverpool është në mesin e tetë ekipeve më të mira në Evropë dhe kjo gjë e lumturon trajnerin gjerman Jurgen Klopp.
Tekniku i The Reds ka thënë se do të dëshironte t’i shmangte në çerekfinale skuadrat angleze.
Jurgen Klopp dhe Fabinho. (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)
“Do të doja t’i shmang tri ekipet angleze në çerekfinale, por do ta pranojmë çdo ekip që na bie në short”.
“Liverpooli e adhuron këtë garë dhe duam t’i shkojmë deri në fund”, ka deklaruar Klopp.
Si radhë herë në vitet e fundit, anglezët kanë katër ekipe në çerekfinale, pasi përveç Liverpoolit në mesin e tetë ekipeve më të mira janë edhe Tottenham Hotspur, Manchester United e Manchester City. /Telegrafi/