Klea Huta tregon periudhën e errët kur mori vesh për shtatzëninë: Kam kaluar depresion shumë të thellë

Klea Huta tregon periudhën e errët kur mori vesh për shtatzëninë: Kam kaluar depresion shumë të thellë

Ditën e djeshme Klea Huta ka rrëfyer gjatë intervistës për mëmësinë, këtë status të ri në jetën e saj dhe më i rëndësishmi, por edhe për projektet që ajo ka. Së fundmidjalii saj, Krid ka festuar 1-vjetorin e lindjes.


E ftuar në emisionin “Rudina” Klea ka zbuluar se në tre muajt e parë të shtatzënisë është futur në depresion dhe e ka përjetuar shumë keq. Në mendjen e saj vinin mendime shumë të errta dhe mendonte se tashmë karriera e saj ka marrë fund.

“Të jem e sinqertë tre muajt e para të shtatzënisë kam kaluar një depresion shumë të thellë. Kridi ka ardhur me dëshirë e të dyve ne, por mbase nga ndryshimi i hormoneve të trupit, trupi po pësonte një ndryshim shumë të madh, po krijonte hapësirë për një qënie tjetër, domethënë një realitet tjetër që unë nuk kisha kurrë përballë.

Edhe pse e doja dhe ishe me dëshirë ardhja e Krid, prapë ndodhi kjo pjesa e depresionit që nuk e shpjegoj dot sot e kësaj dite.

Unë hoqa dorë nga shumë gjëra, mendoja këtë pjesën që më iku karriera, nuk do kem kohë për asnjë gjë, domethënë të gjitha gjërat e errta më vinin në kokën time në atë periudhë, nuk doja të shikoja asnjë, nuk doja të rrija me askënd, çdo gjë më dukeshe sikur nuk jam gati, thoja çfarë bëra?

Mendime që kur i mendoj sot edhe i them për të gjitha nënat që u ndodh kjo gjë, që nuk jeni vetëm, edhe mua më ka ndodhur kjo gjë, më ka shkuar mendimi shumë thellë që nuk po i them dot të gjitha, por e kalova me ndihmën e të afërmve të mi. Po u them kërkoni ndihmë, edhe ndihmën e psikologut, nuk është fare turp.

Në momentin që ti e ndjen që nuk po e ndihmon veten, duhet patjetër që të tjerë rreth vetes të të ndihmojnë”,- është shprehur Klea Huta.

Pasi kaloi periudhën e depresionit, Klea shprehet se e ka shijuar gjithë periudhën e shtatzënisë dhe dëshironte që të ishte gjithë jetën shtatzënë.

TAGS