Klauzola e Moratas, Juventus merr një vendim të papritur

Klauzola e Moratas, Juventus merr një vendim të papritur

Juventusi nuk do të paguajë klauzolën e Moratas për ta mbajtur spanjollin në skuadër

Juventusi nuk ka gjasa ta bëjë të përhershëm huazimin e Alvaro Moratas, raporton Calciomercato.

Sulmuesi është në periudhën e dytë të huazimit dy-vjeçar nga Atletico Madrid dhe ka shënuar shtatë gola deri më tani këtë sezon.

Ky rikthim mund të mos jetë i mjaftueshëm për të bindur Juventusin të paguajë klauzolën prej 35 milionë euro (30 milionë £/40 milionë dollarë) që nevojitet për ta bërë lëvizjen e Moratas të përhershme.

Biankonerët kanë listuar emrat e sulmuesve potencialë për t’i sjellur në Torino, me të tillë si Aubameyang, Cavani e Icardi në top-listën e dëshirave.