Kjo skuadër është favorite për të nënshkruan Mane

Kjo skuadër është favorite për të nënshkruan Mane

Paris Saint-Germain thuhet se është shfaqur si favorit për të nënshkruar me sulmuesin e Liverpool, Sadio Mane këtë verë.

E ardhmja afatgjatë e 30-vjeçarit në Anfield kohët e fundit është vënë në pikëpyetje pasi ai së shpejti do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij, përcjell ORAinfo.

Bayern Munich mësohet se ka zhvilluar bisedime me agjentin e lojtarit, ndërkohë që edhe Barcelona është vlerësuar me interes për lojtarin senegal.

Megjithatë, gazetari gjerman Christian Falk pretendon se PSG do të ishte favorit për të nënshkruar me Mane, nëse sulmuesi vendos të largohet nga Liverpool këtë verë./ORAinfo/