Kjo ndërhyrje horror e Vidalit i kushton shtrenjtë Kilit

Kjo ndërhyrje horror e Vidalit i kushton shtrenjtë Kilit

Shpresat e Kilit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2022 janë duke u zbehur, pas humbjes 2:0 kundër Ekuadorit të martën, në një ndeshje ku Arturo Vidal e la ekipin në baltë.

Ekipi kombëtar nga Amerika Jugore kishte dështuar të kualifikohej për Botërorin e kaluar, Rusia 2018, dhe nuk i ka punët aspak mirë as në kualifikime për Katari 2022, raporton Express.

Kili është në vendin e gjashtë në tabelën e Amerikës Jugore.

Vetëm pesë ekipe nga Amerika Jugore shkojnë në Botëror, me Brazilin dhe Argjentinën që e kanë siguruar biletën tashmë.

Kili duhet të përmirësohet dukshëm në katër ndeshjet e mbetura nëse dëshiron t’i kalojë Perunë dhe Kolumbinë në tabelën kualifikuese.

Gjithçka nisi shumë keq për Kilin kundër Ekuadorit të martën, pasi Pervis Estupinan i kaloi vizitorët në epërsi pas vetëm nëntë minutave lojë.

Kur akrepat shënuan një çerek orë lojë, Vidali u përjashtua direkt me karton të kuq, duke e lënë Kilin me një lojtar më pak pothuajse tërë ndeshjen.

Mesfushori veteran i Interit nuk u ankua ndaj vendimit të gjyqtarit, pasi e ndjeu veten fajtor për një ndërhyrje brutale kur e goditi me këmbë në kokë kundërshtarin.

Ekuadori e shfrytëzoi përparësinë numerike në fushë dhe Moises Caicedo e dyfishoi epërsinë në fund të takimit.

TAGS