Kjo është rënditja tabelare në Superligë pas javës së 27-të

Kjo është rënditja tabelare në Superligë pas javës së 27-të

Renditja tabelare në Superligë pas javës së 27-të.

Me duelin e sotëm të Gjilanit dhe Besës ka marrë fund edhe xhiroja e 27-të në Superligën e Kosovës në futboll. Gjilani i Ismet Munishit e deklasoi sot Besën e Pejës duke e mposhtur me rezultat bindës 5:1.

Pas kësaj jave, Drita prin në tabelë me 58 pikë, tri më shumë se Ballkani dhe katër më shumë se Prishtina.

Këto tri ekipe do ta thonë fjalën e fundit për këtë edicion për titullin e kampionit në Superligë.

Gjilani gjendet në vendin e katërt me 40 pikë, e pashqetësuar dhe aktualisht pa ndonjë objektiv.

Në fund të tabelës gjendet Besa me 10 pikë, kurse tashmë vendin e parafundit që dërgon në Ligën e Parë e ka Arbëria me 27 pikë.

Pas fitores ndaj Trepçës’89, Drenica ka kaluar tri pikë para ekipit nga Dobraja e Lipjanit.

TAGS