Kjo është arsyeja e vërtetë e ndarjes së Kim Kardashian me Kanye West

Kjo është arsyeja e vërtetë e ndarjes së Kim Kardashian me Kanye West

Kim Kardashian dhe Kanye Ëest i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Më 19 shkurt të këtij viti, Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc nga Kanye Ëest duke i dhënë fund martesës së tyre prej një dekade.

Ndërkohë që në media roze janë përfolur arsye të ndryshme për divorcin si tradhti apo konsumim i marrëdhënies, letrat e divorcit kanë zbuluar të vërtetën.

Kim ka cituar në kërkesën e saj për divorc se arsyeja e ndarjes mes tyre janë ‘diferencat e papajtueshme’.

Në letrat e divorcit, të siguruara nga “The Sun” gjithashtu konfirmohet se ajo po kërkon kujdestari për 4 fëmijët e saj, North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Mediat e huaja kanë raportuar më herët se Kim dhe Kanye kanë vizione komplet të ndryshme për mënyrën e rritjes së fëmijëve të tyre.

“Ata e mendojnë krejt ndryshe mënyrën sesi fëmijët duhet të rriten. Kim do ta mbështesë gjithnjë Kanye-n dhe kauzat e tij, por e ardhmja e saj në lidhje me punën, fëmijët dhe jetën në përgjithësi i përket asaj. Është ajo që bën të mundur gjithçka”, ka treguar një burim për “People”.

Gjithashtu, Kim ka kërkuar që mbështetja bashkëshortore qoftë nga ajo ose nga Kanye, të përcaktohet pas finalizimit të divorcit. Thuhet se ish-çifti po bashkëpunojnë për një marrëveshje për zgjidhjen e pasurisë. Ndërkohë kujtojmë se pritet që divorci i tyre të transmetohet i gjithi në sezonin e fundit të “Keeping Up Ëith the Kardashians”, ku duket se do të flasin për herë të parë për gjithçka që ka ndodhur.

TAGS