“Kisha vetëm 5 minuta jetë, por dikush më gjeti dhe më shpëtoi”

“Kisha vetëm 5 minuta jetë, por dikush më gjeti dhe më shpëtoi”

Rrëfimi i Demi Lovato.

Kanë kaluar tre vjet që kur Demi Lovato rrezikoi të vdiste nga një mbidozë, dhe sot ylli i popit ka vendosur të hapë atë pjesë të errët të së kaluarës, duke treguar historinë e saj në dokumentarin “Dancing ëith the devil”, publik në YouTube që prej 23 Marsit.

Këngëtarja kurrë nuk i ka fshehur problemet e saj të bulimisë dhe varësisë ndaj alkoolit dhe drogës, aq sa e ka titulluar Sober, ose “Esëll” një nga këngët e saj më të famshme, të publikuar në 2018-ën, disa muaj pas mbrëmjes fatale në të cilën u gjet me pak shenje jete në shtëpinë e saj pas një përzierje të heroinës dhe fentanilit që gati e vrau.

Ishte Jordan Jackson, ish-ndihmësi i saj që e gjeti pa ndjenja në dhomën e saj të gjumit mëngjesin pas mbidozës.

“Ishte ish-asistenti im që më gjeti pa ndjenja në dhomën e gjumit. Mjekët më thanë se kisha 5 deri në 10 minuta jetë; pra, nëse askush nuk do të më kishte gjetur, unë nuk do të isha këtu sot. Dhe unë jam mirënjohëse që jam e ulur këtu sot. Po, jam shumë mirënjohëse. Dr. Shouri Lahiri, neurologu që u kujdes për mua e përshkruan si një situatë jashtëzakonisht dramatike, me nivele shumë të ulëta të oksigjenit, dëmtime të trurit dhe vetëm 17% mundësi që të mbijetoja; për ditë të tëra isha e lidhur me një makinë që më pastronte gjakun. Unë kam pasur tre goditje në tru dhe një atak. Akoma nuk mund të ngas makinën, kam probleme me shikimin kështu që ndonjëherë ndodh që kur mbush një gotë me ujë, e derdh se nuk gjej dot drejtimin. Unë gjithashtu kisha pneumoni nga asfiksia dhe shumë dëmtime të organeve.”

Sot Demi, pasi i ka kapërcyer ato momente dramatike, tregon se më në fund është bërë një grua e pavarur, e cila mund të zgjedhë lirisht mbi jetën e saj.

TAGS