Kim rrëfehet për infektimin me Covid-19 të Kanye West: Ishte e frikshme

Kim rrëfehet për infektimin me Covid-19 të Kanye West: Ishte e frikshme

Reperi Kanye West rrëfeu se e kishte kaluar koronavirusin në shtëpi. Ai tregoi se kishte parë video informuese se si mund ta kalonte virusin dhe pranoi se s’kishte qenë aspak mirë.



Ndërsa, së fundmi Kim Kardashian, në një intervistë për Grazia ndër të tjera ka folur edhe  për infektimin e reperit.

Ajo është shprehur se bashkësorti i saj u prek nga sëmundja vdekjeprurëse në një kohë që askush nuk dinte se çfarë po ndodhte. Ajo thotë se të shikonte partnerin në një situatë të tillë ishte një “eksperiencë të frikshme”.

“Kanye u infektua në fillim të pandemisë, kur askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte realisht. Ishte kaq e frikshme dhe e panjohur. Shkoja dhe i ndërroja rrobat dhe e ndihmoja që të ngrihej nga shtrati. Ishte sfiduese, sepse çdo gjë ishte e panjohur. Të ndërroja çarçafët me doreza dhe maskë ishte një periudhë tmerruese.”- tha ajo.

Kanye është shëruar nga virusi dhe ai së bashku me Kim tashmë po përpiqen që të rregullojnë marrëdhëniet mes tyre.

TAGS