“Këtu i thamë po njëri-tjetrit”, aktori i humorit kthehet pas në kohë, ku u kurorëzua 15 vite më parë: Ju dua shumë znj.Deda

“Këtu i thamë po njëri-tjetrit”, aktori i humorit kthehet pas në kohë, ku u kurorëzua 15 vite më parë: Ju dua shumë znj.Deda

Për aktorin e humorit Jul Deda dhe bashkëshorten e tij, sot është një ditë e veçantë, pasi festojnë 15-vjetorin e martesës. E në këtë ditë të shënuar nuk kishte si të mungonte një urim nga aktori ndaj bashkëshortes.



Ai postoi një foto në Instagram, ku shfaqet krah saj në kishën në të cilën kanë kurorëzuar dashurinë. Bashkangjitur aktori shkruan se në këtë kishë i thanë po njëri-tjetrin.

“Këtu, në këtë kishë të vogël në Shkodër, 15 vjet më parë i thamë PO njeri tjetrit. U betuam që do krijonim familjen tonë të bukur dhe se do ta donim dhe ta respektonim njeri tjetrin deri sa vdekja të na ndajë. Sot, vazhdojmë rrugëtimin tonë të bekuar dhe premtoj se do ta përfundojmë ashtu siç u betuam, bashkë deri në frymën e fundit.

P.s. Ju dua shumë znj. Deda…! ”, shkruan aktori. Kujtojmë që çifti kanë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.

TAGS