Këto pesë veprime të zakonshme që bëni, shkatërrojnë makinën dhe zbrazin portofolin tuaj

Sa më gjatë ta keni një makinë, aq shumë zakone fitoni. Fatkeqësisht jo të gjitha këto zakone janë të mira. E keqja e kësaj situate është se ju e keni të vështirë t‘i thyeni ato

Bright Side ka përmbledhur disa veprime që bëni gjatë drejtimit të makinës dhe ju këshillojmë të mos i bëni më pasi mund të jenë të rrezikshme dhe janë shpenzime të panevojshme.

Vendosja e duarve tek marshi

Shumë njerëz kanë zakon të vendosin dorën e tyre mbi marsh gjatë udhëtimit me makinë. Kjo nuk duhet të bëhet për disa arsye: e para sepse ju duhen të dyja duart për t’i dhënë makinës.

Një efekt tjetër i dëmshëm, është një presion i vogël, por i vazhdueshëm në kutinë e shpejtësisë, duke zhvendosur sinkronizuesit dhe marshet.

Rimbushja vetëm kur serbatori është pothuajse bosh

Kur makina juaj nuk është në përdorim, papastërtitë mekanike grumbullohen në rezervuarin e karburantit. Këto papastërti futet në pompën e karburantit dhe filtrave, duke shkaktuar dëme.

Gjatë muajve të dimrit, sigurohuni që gjithmonë ta lini serbatorin të paktën gjysmë të mbushur me karburant për të shmangur formimin e sasive të mëdha të kondensatës. Në kushtet e ngrirjes, prania e ujit në rezervuarin e karburantit mund të çojë në deformime dhe probleme të tjera.

Frenimet e shpeshta

“Mbani distancën në trafik”. Kjo është ajo që ju mësojnë në kurset e patentës. Por nëse vazhdoni të frenoni edhe nuk e keni të nevojshme, kurseni një shumë të mirë parash për rregullimin e frenave dhe zëvendësimin e diskut.

Neglizhimi për të përdorur frenat e dorës

Kur parkoni një makinë automatike në një pjerrësi, e gjithë ngarkesa bie tek marshet. Për të parkuar me sukses në një shpat, mbani frenat e këmbëve dhe kalojeni marshin në “P”. Më pas tërhiqni frenat e dorës dhe vetëm atëherë lëshoni frenat e këmbëve.

Mbajta e këmbës tek frenat teksa zbrisni një tatëpjetë

Shumë shoferë kanë tendencën për të mbajtur këmbën e tyre në pedalen e frenave, teksa zbresin ne një rrugë të vështirë, për të qenë të gatshëm për të frenuar në çdo moment. Kjo çon në mbinxehje të frenave. /Telegrafi/

TAGS