Këto janë pesë alternativat e Milanit për të zëvendësuar të lënduarin Kjaer

Këto janë pesë alternativat e Milanit për të zëvendësuar të lënduarin Kjaer

Pesë alternativat e Milanit për të zëvendësuar të lënduarin Kjaer

Mbrojtësi Simon Kjaer pësoi një lëndim në sfidën ndaj Celtic të enjten në Ligën e Evropës, dhe Milan thuhet se janë duke shikuar pesë futbollistë si zëvendësues potencial të danezit në janar.

Kjaer do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore sot, ndërsa trajneri Stefano Pioli e gjen veten me më pak mundësi për fazën e mbrojtjes, me Mateo Musacchio dhe Leo Duarte që nuk janë plotësisht të gatshëm, duke lënë si opsione vetëm Matteo Gabbia dhe Alessio Romagnoli.

Sipas Calciomercato, Milan janë duke shikuar tashmë alternativat për pasuesin e Kjaer. Paolo Maldini ka thënë në tetor se Milan kanë buxhet të mjaftueshëm për të nënshkruar së paku me një lojtar në janar.

Mbrojtësi i Schalke, Ozan Kabak, është top synimi i Milanit për afatin kalimtar të janarit.

Në listë janë edhe Mohamed Simakan i Strasbourg, Nikolla Milenkovic i Fiorentinas, dhe dyshja e Hellas Verona, Matteo Lovato dhe Kristoffer Ajer.

TAGS