Këto janë ngjarjet më të rëndësishme sportive të vitit 2020

Këto janë ngjarjet më të rëndësishme sportive të vitit 2020

Ngjarjet më të rëndësishme sportive të vitit 2020.

Viti 2020 ishte sfidues për të gjithë botën, sporti në përgjithësi ishte njëra nga sferat më të ndikuara nga pandemia COVID-19.

Viti 2020 ishte një vit i veçantë për shumë arsye, edhe bota sportive ishte njëra nga sferat më të prekura nga ngjarjet e këtij viti, veçanërisht nga pandemia e COVID-19.

Lajmi.net ju sjellë kronologjinë e ngjarjeve që lanë gjurmë në botën sportive gjatë vitit 2020.

Janar 2020

Janari ishte muaji që shumë njerëz kishin shpresat që viti 2020 do të jetë frytdhënës dhe do të ketë prosperitet e paqe në jetët tona.

Janar 26, vdekja e Kobe Bryant.

Lajmi se basketbollisti legjendar, Kobe Bryant, vdiq në moshën 42 vjeçare bashkë me vajzën e tij Gianna Bryant e cila ishte vetëm 13 vjeçare.

Nuk duhej ta njihje NBA apo të ishe ekspert i basketbollit që të dije se kush ishte Kobe Bryant, prandaj vdekja e amerikanit dërgoi një ‘valë shokuese’ në të gjithë botën.

Kobe dhe Gianna ishin duke udhëtuar me helikopterin e tyre privat i tipit Sikorsky S76-B të cilin Bryant e kishte në pronësi për vite të tëra.

Helikopteri u rrëzua rreth orës 9:30 të mëngjesit, dhe u raportua se të gjithë nëntë personat që ishin në helikopter kishin ndërruar jetë.

Arsyeja e rrëzimit të helikopterit ende mbetet krejtësisht e paditur, por dyshohet se ka të bëjë me motin e ligë dhe humbjen e kontrollit të mjetit fluturak.

Bryant ishte pensionuar nga basketbolli aktiv në vitin 2016, ai ishte pesë herë kampion i NBA dhe 18 herë NBA All-star. Ai kishte luajtur për 20 vite tek LA Lakers ku u shpall MVP në vitin 2008.

Ai cilësohet si njëri nga basketbollistët më të mirë në histori të NBA.

Shkurt 2020

Muaji i shkurtit në aspektin sportiv ishte i mirë, atëherë bota funksiononte normalisht që do të thotë se sporti ishte i pranishëm në jetët tona.

22 shkurt , Fury triumfon ndaj Wilder.

Ngjarja më e madhe e këtij muaji ishte dueli i shumëpritur i boksit ndërmjet boksierëve të pamposhtur deri tani, Tyson Fury dhe Deontay Ëilder.

Fury dhe Ëilder kishin luftuar edhe një herë më parë, por ndeshja mbaroi baraz, kështu që boksierët u pajtuan të ndesheshin prap.

Ëilder ishte kampion i ËBC, ndërsa Fury kishte titujt që tani i gëzon Anthony Joshua, por Fury kishte kaluar një periudhë depresive dhe kishte lajmëruar tërheqjen nga boksi, pastaj ishte kapur në posedim të drogës dhe titujt e kampionit ju kishin hequr nga pronësia.

Fury mposhti Ëilder i cili kishte 43 ndeshje me 42 nokautë dhe asnjë humbje të regjistruar, ndërsa britaniku kishte 30 ndeshje dhe zero humbje.

Fitorja e britanikut shokoi kategorinë e rëndë të boksit, dhe konfirmoi rikthimin e tij në elitën e më të mirëve. Fury me fitoren e tij ndaj Ëilder, tani dërgonte mesazhe për unifikimin e të gjitë titujve në boks, kjo mund të ndodhë në vitin 2021, nëse ai ndeshet me Anthony Joshua dhe fituesi do të ketë nën pronësinë e tij të gjithë titujt e kategorisë ‘Heavyëeight’.

Mars 2020

13 Mars 2020, mbyllja e të gjitha aktiviteteve sportive dhe ekonomike në Evropë.

Sporti si edhe sferat e ndryshme të jetës ishte ndikuar nga shpërthimi i Koronavirusit në mars, përkatësisht Evropa këtë kohë ishte bërë epiqendra e virusit dhe pothuajse të gjithë aktivitetet jetësore ishin ndaluar nga qeveritë për të parandaluar një katastrofë të vërtetë.

Edhe sporti nuk ishte dallim, të gjitha ngjarjet sportive u pezulluan me datën 13 mars.

Pas pezullimit të eventeve sportive, pasojat u panë fillimisht në Lojërat Olimpike, Tokyo 2020.

Lojërat Olimpike u pezulluan, pastaj u morr vendim që Olimpiada të mbahej një vit më vonë, përkatësisht vitin 2021.

Por, në Evropë, kishin shumë kampionate dhe ngjarje sportive që ishin anuluar, njëra nga to ishte edhe Euro 2020, për të cilën edhe Kombëtarja e Kosovës kishte një lojë me Maqedoninë e Veriut që përcaktonte kualifikimin në këtë kampionat.

Euro 2020 u shty për në vitin 2021, gjithashtu edhe ndeshjet kualifikuese u shtynë per në fund të vitit.

Edhe F1 u ndukua, ku në mars u ndal edhe ‘Chinese Grand Prix’ shkaku i pandemisë.

Në mesin e marsit edhe të gjitha ligat evropiane ndalën aktivitetet e tyre.

Fatmirësisht, Liga e Kampionëve dhe ligat evropiane u rikthyen pa tifozë, por pas tre muaj pushim. Kjo vëri në pah shumë probleme me formën e atletëve, futbollistëve dhe sportistëve të ndryshëm.

Sporti ende po vazhdon, por pa praninë e tifozërisë.

Prill 2020

Muaji Prill ishte viktimë e mbylljes totale, nuk kishte aktivitete sportive gjatë këtij muaji.

Maj 2020

25 maj, vdekja e George Floyd

Me 25 maj të vitit 2020 në qytetin e Minnesota të Mineapolis në SHBA, policia e shtetit kishte ndaluar një 46 vjeçar të quajtur George Floyd dhe e kishin arrestuar atë. Ngjarja ishte regjistruar nga kalimtarët e rastit, dhe Floyd ishte dëgjuar të ankohej se nuk mund të merrte frymë, nërsa polici i kishte vënë gjurin në fyt. Kjo ishte cilësuar si procedurë kur një i dyshuar i reziston arrestit, megjithse nuk u pa ndonjë rezistim nga Floyd.

Kjo ngjarje bëri xhiron e botës, në sport atletët filluan t’i bashkoheshin thirrjes për ndryshim dhe racizëm. Njëra nga kampanjat ishte edhe në futboll, ku në Premierligë gjunjëzohen lojtarët në fillim të ndeshjes si solidarizim me George Floyd.

Miliona dollarë u deleguan për shkaqe të luftimit të pabarazisë dhe racizmit strukturor. Fraza ‘Black Lives Matter’ u bë pjesë e leksikut sportiv, duke u shfaqur në bluza, banderola dhe mbulesa vendesh në stadiumet bosh që shfaqeshin në televizion.

Qershor 2020

16 qershor, Marcus Rashford përdori ndikimin e tij sportiv për të ushqyer miliona fëmijë në nevojë.

Qershori ishte muaji ku njerëzit u ritkhyen pak në normalitet, eventet sportive ishin rikthyer të gjitha, por pa praninë e tifozëve.

Premierliga, F1, Kriketi dhe të gjitha llojet e sporteve ishin rikthyer.

Por, pasojat ekonomike të COVID-19 ishin të dukshme, edhe në një shtet si Britania e Madhe. Atje, shembull u bë futbollisti i Manchester United, Marcus Rashford.

Qeveria fillimisht refuzoi thirrjet në letrën e tij të hapur, e cila kërkonte kupona ushqimi për 1.3 milion fëmijë për të mbuluar koston e drekave gjatë pushimeve verore. Brenda një dite, pas shumë zhurmës nga Rashford në mediat sociale, Qeveria ndryshoi politikën e saj.

Pas kampanjës së Rashford, Qeveria Britanike u pajtua të furnizojë shujtën e 1.3 milionë fëmijëve. Ky ishte një mesazh shumë i madh se sporti mund të ketë ndikim tjetër përpos argëtues në jetët tona nëse e përdorim me kujdes dhe mençuri.

Korrik 2020

22 Korrik, Liverpool fiton titullin e parë të Premierligës pas 30 vjetësh.

Ngjarja më e madhe sportive e muajit korrik ishte padyshim shpallja e Liverpool kampionë të Premierligës.

Kjo nuk kishte ndodhur plot 30 vjetë, edhe pse tifozët nuk lejoheshin të grumbulloheshin, euforia kishte kapluar Liverpoolin.

Tifozët mbushën qytetin, plot festime, këngë dhe fytyra të qeshura, kjo nuk ishte parë që një kohë.

‘The Reds’ ngritën trofeun pa praninë e tifozëve, por jasht stadiumit mund të dëgjoje zërat e festimeve nga tifozët, këta të fundit kishin gjetur edhe një mënyrë tjetër, mënyra online duke formuar grupe të mëdha të tipit ‘GoogleMeet’ ku mund të shiheshin mijëra fytyra të tifozëve të pranishëm para kompjuterave të tyre.

Gusht 2020

23 gusht, Bayern Munchen fiton Ligën e Kampionëve

25 gusht, Lionel Messi kërkon largimin nga Barcelona

Gushti padyshim ishte njëri nga muajt më të ‘nxehtë’ jo vetëm nga aspekti i temperaturës, por edhe me ngjarjet sportive.

23 gusht, Bayern Munchen fitoi titullin e gjashtë të Ligës së Kampionëve në histori të klubit.

Ata kishin pasur një sezon tejet të suksesshëm, bavarezët fituan tripletën.

Kur dukej se gjithë bota ishte mbyllur, gjermanët iu ishin përvjelur punës, kjo u pa edhe në formën e lojtarëve, pasi që ata pas rikthimit të futbollit ishin të pandalshëm.

25 gusht, Lionel Messi kërkon largimin nga Barcelona.

Argjentinasi nuk ishte i lumtur në Barcelonë, sidomos pas humbjes turpëruese 8-2 nga Bayern Munchen.

Mediat thoshin që 33 vjeçari do largohet, kjo shkaktoi tronditje në botën e sportit. Babai i tij, i cili ishte edhe agjent i tij, kishte ardhur nga Argjentina për të negociuar ‘ndarjen’ me klubin. Spekulohej që ekzistonte një klauzolë që do lejonte Messin të largohej me parametra zero në vitin 2020, por presidenti i Barçës, Josep Bartomeu, tha se kjo nuk ishte e vërtetë dhe argjentinasi do të rrijë deri në përfundim të kontratës në vitin 2021.

Messi u shpreh i dëshpruar, por tha se do vazhdojë me klubin dhe nuk do shkojë në gjyq për të luftuar me klubin që donte. Aktualisht nëse do shkonte në gjyq, ai ndoshta do mund të fitonte qështjen.

Kjo ngjarje shkaktoi bujë në botë, por në Barcelonë tani flitej për presidentin e ri, pas presionit të madh, Bartomeu dha dorëheqje.

Shtator 2020

Shtatori ishte muaji i cili do të rifillonte sezoni i ri në futboll. Ligat kryesore evropiane u rikthyen menjëherë dhe pa praninë e tifozëve.

Edhe pse gushti solli përfundimin e sezonit me vonesë, shtatori u bë muaji i cili gjithçka do rifillonte.

Kjo do të thoshte se edhe afati kalimtar veror do zgjatej deri në shtator.

Skuadrat filluan ndeshjet pa përgatitjet parasezonale, edhe pse me vështirësi futbolli rifilloi.

Tetor 2020

8 tetor, humbja e Kombëtares së Kosovës ndaj Maqedonisë Veriore.

Tetori ishte plot shpresë për botën sportive në Kosovë, kjo pasi ndeshja ndaj Maqedonisë Veriore e vlefshme për kualifikim në Euro 2020 do të zhvillohej me 8 tetor.

Kosova kishte shanca të kualifikohej, endrra ishte bërë realitet dhe tani ishte duke ndodhur.

Por, situata nga COVID-19 e pamundësoi ardhjen e lojtarëve kryesor, Amir Rrahmani, Milot Rashica dhe Vedat Muriqi.

Ndërsa Maqedonia ishte skuadër komplet, kjo ndodhi sepse ata kishin lojtarë që fatmirësisht u lejuan nga klubet e tyre të udhëtonin, ndërsa kosovarët jo.

Maqedonia Veriore fitoi me rezultatin 2–1, shpresat e kosovarëve ishin shuar tashmë.

Në një intervistë për ‘LeTemps’, selektori i Kosovës, Bernard Challandes, kishte treguar se edhe ai kishte qenë i dërmuar nga humbja ndaj Maqedonisë.

Zvicerani tha se Kombëtarja kosovare ishte pregatitur që tre vite për këtë ndeshje dhe ishin të përgatitur të fitonim e ta bënim ëndrrën realitet por që fati e deshi të jetë ndryshe.

Tani, Kosova luan ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2022.

Nëntor 2020

15 nëntor, Leëis Hamilton shpallet kampion i F1 për herën e shtatë, barazon rekordin e Michael Schumacher.

25 nëntor, Diego Armando Maradona vdes në moshën 60 vjeçare.

Leëis Hamilton, u shpallë kampion i Formula 1 për herën e shtatë, kjo fitore e barazoi rekordin e legjendës gjermane, Michael Schumacher i cili poashtu ishte shtatë herë kampion bote në F1.

Pas kësaj fitore, Hamilton do të dekorohet edhe me Urdhërin e Kalorësit nga Mbretëresha Elizabetë.

Kjo ishte një ngjarje e madhe në botën e Formula 1, britaniku tani ka mundësinë që vitin e ardhshëm ta kalojë gjermanin legjendar në rast se fiton edhe njëherë titullin kampion.

25 nëntori filloi si një ditë e zakonshme, lajmet e pandemisë dhe gjërat e zakonshme ishin prezente.

Por, në mëngjesin e 25 nëntorit u dha lajmi se legjenda e futbollit, Diego Armando Maradona kishte vekur.

Ky lajm bëri bujë në skenën botërore, sportistët, politikanët, këngëtarët e të gjithë njerëzit reaguan ndaj lajmit për vdekjen e argjentinasit.

Lajmi për vdekjen e Diegos u prit me keqardhje edhe në Itali, përkatësisht tek Napoli.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, tha se ekziton mundësia që stadiumi i Napolit, San Paolo, të emërohej në nder të 60 vjeçarit.

Pas saktësisht nëntë ditësh, emri i stadiumit të Napolit u ndryshua në ‘Diego Armando Maradona Stadium’.

Në Argjentinë, u shkaktua kaos, vdekja cilësohej e dyshimtë, familjarët ankoheshin se vdekja do mund të evitohej në rast të shërbimit të mirë.

Diego Armando Maradona vdiq në moshën 60 vjeçare nga sulmi në zemër. Pas vekjes së tij, u konfirmua shkaku i vdekjes edhe nga organet kompetente.

Analiza e bërë konfirmoi se Maradona nuk ka marrë drogë ose alkool gjatë ditëve të fundit shkaku i një edeme akute të mushkërive, që shkaktonte probleme në zemër.

Zemra e Diegos ishte zgjeruar dhe peshonte 503 gramë, që nënkupton se ishte dy herë më e madhe se zemra e një njeriu të shëndetshëm.

Maradona thuhet se vdiq pas një agonie që shkoi nga gjashtë në tetë orë dhe gjurmët e ilaçeve psikotrope u gjetën brenda gjakut të tij.

Dhjetra njerëz ishin arrestuar, përfshirë edhe infermieren që u kujdes për Diegon atë natë, hetimet janë duke vazhduar, ndërsa ende nuk ka të dënuar për rastin.

Dhjetor 2020

14 dhjetor, ish-menaxheri i Liverpool, Gerard Houllier vdes në moshën 73 vjeçare.

Bota sportive ka humbur shumë figura të larta këtë vit, në muajin dhjetor humbi jetën ish-menaxheri i Liverpool, Gerard Houllier, në moshën 73 vjeçare.

Francezi, vdiq nga një sëmundje në zemër, ai kishte pasur një zgjerim të aortës, ku dhe ishte operuar në Paris por pa sukses.

Houllier ishte trajner i “The Reds” për gjashtë vite, ndërsa ai menaxhoi edhe skuadra të tjera si: Lyon, PSG, Aston Villa dhe Kombëtaren franceze.

Me Liverpool, Houllier i udhëhoqi ata në trefishin e famshëm të kupës së FA Cup, League Cup dhe UEFA Cup në sezonin 2000/01.

TAGS