Këtë nuk e prisnim! Elvana Gjata dhe Ylli Limani na surprizuan me dhuratën që kanë përgatitur për fansat

Këtë nuk e prisnim! Elvana Gjata dhe Ylli Limani na surprizuan me dhuratën që kanë përgatitur për fansat

Elvana Gjata dhe Yll Limani konfirmuan ditën e djeshme bashkëpunimin e tyre, i cili përflitej prej shumë kohësh. Ata bënë të njëjtin postim në Instastory, pothuajse në të njëjtën kohë.


Të shtunën… X2“, shkruan ata shoqëruar me emojin e një ore.

Ndërkohë sot ata kanë zbuluar detajet e tjera dhe i kanë surprizuar të gjithë teksa kanë treguar se do të vijnë jo me një, por me dy këngë të reja. Këngëtarët kanë ndarë në Instagram një foto të përbashkët, ku shihen të ulur në një divan teksa shohin në sy njëri-tjetrin. Ata kanë zbuluar se këngët e reja do të mbajnë titujt “E di” dhe “Marre” e do të publikohen të shtunën në orën 18:00.

Në fakt ata i kishin zbuluar këto detaje një javë më parë përmes disa komenteve në Instagram, por askush nuk e kuptoi se bëhej fjalë për këngët. Elvana publikoi në Instagram një foto dhe përkrah saj shkroi: “Përshëndetje”.

E di”, i komentoi Ylli, ndërsa Elvana ia ktheu: “Marre po të them!“. Më pas Ylli vazhdoi më tej, duke komentuar sërish: “Unë jam ka t’thom që E DI!”.

TAGS