Këta 3 gjigantë evropianë ‘luftojnë’ për shërbimet e Martial

Këta 3 gjigantë evropianë ‘luftojnë’ për shërbimet e Martial

Tashmë nuk është fshehtësi që Anthony Martiali e kërkon largimin nga Manchester United.

Sulmuesi francez nuk po luan rregullisht te Djajtë e Kuq dhe largimi i tij nga Old Trafford pritet të ndodhë në janar.

Sipas asaj që raporton Sky Sports, Barcelona, Juventusi dhe Sevilla, po tentojnë të transferojnë Martialin.

Lojtari 26-vjeçar i ka bërë me dije edhe agjentit të tij që sa më parë t’i gjejë një skuadër të re qysh në afatin e dimrit.

Unitedi tashmë ka pranuar se do ta shesë lojtarin dhe po kërkon 30 milionë euro për kartonin e tij.

Kontrata e francezit skadon në vitin 2024, derisa në klub është ndër më të paguarit me 230 mijë euro në javë.