Kështu u deklarua Maradona për Pelen, Messin, Ronaldon dhe drogën

Kështu u deklarua Maradona për Pelen, Messin, Ronaldon dhe drogën

Kështu Maradona u deklarua për Pelen, Messin, Ronaldon si dhe drogën.

Diego Maradona, një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, vdiq sot (e mërkurë) në moshën 60 vjeçare, pas një sulmi në zemër.

Një nga futbollistët më të mirë në histori të futbollit arriti të fitonte Kupën e Botës me Argjentinën në vitin 1986, titullin e kampionit në Spanjë me Barcelonën dhe dy tituj të Serie A, me Napolin, një skuadër jo aq e fortë ato vite.

Karriera e tij në fushat e futbollit ishte e shkëlqyer, por jashtë saj, nuk munguan as skandalet.

Më poshtë i gjeni disa nga deklaratat e tij më të fuqishme:

Rreth fëmijërisë

“Të luajturit futboll më dha një paqe unike. Të kisha topin, të vrapoja pas tij, të luaja me të. Gjithmonë e ndieja atë. Thjesht më jep topin dhe më lër ta bëjë atë që di më së miri”.

Rreth Los Cebollistas, ekipi i parë për të cilin ka luajtur si fëmijë

“Askush nuk kishte një mundësi kundër nesh. Ne patëm një seri prej 136 ndeshjeve pa humbje”.

Rreth karrierës te Napoli

“Kur erdha në Napoli ata ishin në fund dhe gati të falimentuar. Kur zbrita në Napoli zbulova se klubi luftoi për mbijetesë sezonin e kaluar. Askush nuk më besoi kur thash se do të ishim kampion dhe e arrita atë në vitin 1987. Ai vit në Itali ishte i mahnitshëm”.

Rreth titullit të kampionit të botës së vitit 1986

“Ishte momenti më i madh i karrierës sime. Kur mora trofeun, ndjeva sikur preka qiellin.

Të gjitha ëndrrat e mia u bënë realitet dhe e dija se sa të lumtur do të ishin argjentinasit e mi”.

Rreth Pele

Ai ishte futbollisti më i mirë, por nuk dinte ta përdorte atë për të rritur futbollin.

Jam i sigurt që do të bënim gjëra të mëdha së bashku, por ne jemi shumë të ndryshëm.

Ai kishte frikë nga unë sepse mendoi se do t’i vidhja diçka që nuk e kam, dashur kurrë, titullin e më të mirit.

Janë tifozët që vendosin për këtë.

Rreth Ronaldos

E pëlqejë mënyrën sesi ai udhëheq skuadrën. Është lider, diçka të cilën Messi nuk e ka.

Rreth Messit

Ai është një djalë i shkëlqyeshëm, por nuk ka ndonjë karizëm. Ai nuk është një udhëheqës.

Çfarë lloj udhëheqësi është ai që shkon në tualet njëzet herë para një ndeshje?

Rreth drogës

Droga është rreth nesh dhe unë nuk do të doja që fëmijët e mi ta përdorin atë. Si një baba i përgjegjshëm duhet të them: Unë kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë i varur.

TAGS