Kështu mund të duket logoja e re e Interit

Kështu mund të duket logoja e re e Interit

Inter pritet të ndryshojë logon në muajt e ardhshëm, ndërsa shefi administrativ Alessandro Antonello mohon që klubi do ta ndryshojë emrin.

Raportet në Itali sugjerojnë që Interi do të ndryshojë logon dhe emrin e tyre në Mars, por Antonello këmbënguli se “Nerazzurët” do të ndryshojnë vetëm logon e tyre, kurse emri do të mbetet “FC Internazionale Milano”.

“Klubi ka punuar në një projekt marketingu të bazuar në vlerat historike të Interit me synimin për t’u afruar tifozëve të tyre dhe për të forcuar më tej trashëgiminë me qytetin e Milanos,” tha ai për “Ansa”.

Ndërkohë, disa dizajnë të logos së re të Interit kanë filluar të shfaqen në mediat sociale dhe gazetat italiane.

Dy prej tyre janë hartuar nga Emiliano Sansolini dhe Alberto Mariani për “Footyheadlines”.

Ata janë dy logo të thjeshtuara të konceptit me një pamje moderne por klasike.

Është ende e panjohur se si do të duket logo e re e Interit, por pritet të zhvillohet rreth shkronjave I dhe M – për Inter Milan – dhe sipas “La Gazzetta dello Sport”, mund të lexohet gjithashtu “Unë jam”

Këto janë dy dizajnët se si mund të duket logoja e re e Interit: