Kështu dukej Arjola e lumtur në krahët e burrit të saj para dhjetë vitesh

Kështu dukej Arjola e lumtur në krahët e burrit të saj para dhjetë vitesh

Ajo i ka rrëqethur të gjithë me historinë e saj.

Aktorja e njohur Arjola Demiri është aktualisht pjesë e spektaklit Big Brother Vip.

Gjatë kësaj shfaqjeje Demiri ka treguar edhe për marrëdhënien e vështirë të saj me ish-bashkeshortin Alex Boshnjaku.

Por në fakt siç është raportuar në media emri i vërtetë i tij është Qemal.

Arjola u rrëfye se Qemali i njohur si Ajax aktualisht, e ka dhunuar fizikisht duke i shkaktuar asaj depresion dhe mendim për të vrarë veten.

Rezulton se Boshnjaku, Qemali apo Ajaxi pak rëndësi ka, është emër i njohur në botën e krimit.

Kjo pasi emri i tij u përmend në masakrën e ish-Bllokut në tetor 2018 ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Boshnjaku u akuzua për mos kallëzim krimi dhe dyshohet se është mik i Ervin Matës.

Ja disa foto të Arjolës krah burrit të saj para dhjetë vitesh.