3 May 2018 / 16:37
Këshilli Gjyqësor ka miratuar raportin për vitin 2017-të. Në dokument nuk jepen sqarime pse ka ngecur kontrolli i sistemit AKMIS në Gjykatën Penale dhe atë Supreme dhe pse ata si organ kompetent nuk kanë vërejtur se në dorë janë ndarë lëndë nga kryetarët e gjykatave tek gjykatësit e tyre të besueshëm. Në raportin e Këshillit përmendet se në rrjedhë e sipër është procedura për vërtetimin e veprimit joprofesional të shtatë gjykatësve nga Supremja dhe Apeli. Bëhet fjalë për rastin e biznesmenit Sead Koçan, të cilin gjykata më e lartë e liroi nga paraburgimi, edhe pse më shumë se dy muaj gjendej në arrati. Këshilli gjyqësor raportin duhet ta dorëzojë në Kuvend.
Alsat M