Këshillat që iu ndihmojnë të zgjoheni herët në mëngjes

Këshillat që iu ndihmojnë të zgjoheni herët në mëngjes

Tipat e njerëzve që pëlqejnë të qëndrojnë deri natën vonë, e kanë më të vështirë të zgjohen në mëngjes.

Megjithëse shumë prej nesh e konsiderojnë zgjimin herët në mëngjes si një sfidë të vërtetë, nuk duhet të jetë aq e vështirë.

Më poshtë gjeni disa këshilla efektive që do ju ndihmojnë të ngriheni më herët:

Gjeni një arsye të mirë për tu çuar herët

Para se të shtriheni që të flini, hidhini edhe një herë një sy listës së gjërave që do bëni nesër.

Nëse zgjoheni pak më herët, çohuni menjëherë nga krevati

Nëse e keni vënë alarmin në orën 6 të mëngjesit por i hapni sytë në 5:40, mos u ndjeni keq për minutat e humbura.

Zgjohuni në të njëjtën kohë në ditët e javës dhe në fundjavë

Po, mund të duket si diçka e vështirë në fillim, por shumë shpejt truri dhe trupi juaj do mësohet me këtë gjë.

Hapni dritaren

Ndonjëherë edhe pasi jeni çuar nga krevati, ende ndjeheni sikur mendja juaj është ende në gjumë. Hapni dritaren ose akoma edhe më mirë, dilni në ballkon kur moti është i mirë.

Pini një gotë me ujë

Mënyra më e mirë për të përgatitur porcionin kundër-gjumë është të shtoni pak limon dhe një lugë çaji me mjaltë në ujin tuaj. Pini këtë koktell në mëngjes dhe do të pushtoni botën.

TAGS