Sot në Gjykatën e Lartë shqyrtohet rekursi i ish-presidentit Ilir Meta, i cili kërkon të lirohet nga qelia.
Pak ditë më parë, Ilir Meta kërkoi në Gjykatën e lartë që t’i hiqej masa e sigurisë arrest me burg.
Gjyqtarët e caktuar për çështjen janë Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici, të cilët do të shqyrtojnë jo vetëm rekursin e Metës, por edhe të Monika Kryemadhit.
Ilir Meta mbahet i arrestuar prej tetorit të vitit të kaluar pasi akuzohet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.