Kërkohet nga Juventusi dhe City, Sassuolo s’e lejon shitjen e yllit të skuadrës

Kërkohet nga Juventusi dhe City, Sassuolo s’e lejon shitjen e yllit të skuadrës

Sassulo nuk e lejon shitjen e Manuel Locatellit.

Drejtori sportiv i Sassuolos, Giovanni Carnevali ka paralajmëruar dy klubet e mëdha evropiane, Juventus dhe Manchester City se nuk do ta konsiderojnë asnjë ofertë për Manuel Locatellin gjatë janarit.

Dy klubet e mëdha evropiane kanë nisur të interesohen që të përforcojnë skuadrën dhe mesfushori së fundmi është në ‘radarin’.

Sidoqoftë, Locatelli shihet si i pashitshëm gjatë afatit dimëror.

“Kemi shumë lojtarë që interesohen, duke përfshirë Locatellin, por nuk do diskutohet gjatë janarit”.

“Kur bëhet fjalë për lojtarët e rëndësishëm si Locatelli, nuk do konsiderojmë asnjë propozim që do në ofrohet në mesin e sezonit”, deklaroi ai.

Vlera e Locatellit thuhet se është rreth 50 milionë euro, por gjatë verës mund të zbritet.

TAGS