Keni harruar të hidhni deodorant, ja ç’duhet bërë

Keni harruar të hidhni deodorant, ja ç’duhet bërë

Të gjithëve mund të na ndodhë të dalim nga shtëpia me nxitim dhe të harrojmë atë që s’duhet kurrsesi ta harrojmë.

Hedhjen e antidjersës!

Do të rrish gjithë ditën jashtë, pas pune ke një takim, temperaturat nuk janë në favorin tënd dhe kurrë si dihet kë takon gjatë rrugës.

Pra, të duhet patjetër të ndihesh e pastër, e padjerësitur dhe e freskët.

Si t’ja bëjmë?

Ju duhet vetëm një dezinfektues duarsh që prej mujash me siguri nuk mungon kurrë në çantën tuaj.

Çfarë të bëni me të?

E mira është të jetë një dezinfektues pa aromë, por sidoqoftë, edhe llojet e tjera do t’ju ndihmojnë.

Aplikoni disa pika në sqetull dhe lëreni pak sekonda sa të thahet nga ajri.

Pse është zgjidhje funksionale?

Era e trupi shkaktohet nga bakteret dhe duke qenë se alkooli (një nga përbërësit kryesorë të dezinfektuesit) i vret bakteret, shanset që të ndjeni aroma të pakëndshme janë shumë pak.

Me pak fjalë, një tjetër arsye madhore për të mos e ndarë kurrë antibakterialin nga duart dhe çanta.

TAGS