Këngëtarja rrëfen betejën me Covid-19: Përjetova shqetësime që nuk i kam provuar kurrë, sidomos gjendja psikologjike

Këngëtarja rrëfen betejën me Covid-19: Përjetova shqetësime që nuk i kam provuar kurrë, sidomos gjendja psikologjike

Disa javë më parë, këngëtarja Manjola Nallbani zbuloi se ishte prekur nga Covid-19 dhe se duhej të qëndronte e izoluar në shtëpi.



Së fundmi përmes një postimi në rrjetet sciale ajo ka treguar se e ka fituar betejën me virusin, por për të nuk ka qenë fare e lehtë.

Këngëtarja ka treguar se ka përjetuar shqetësime që nuk i ka provuar kurrë më parë. Më tej shton se përveç shqetësimeve fizike, ka pasur edhe nga gjendja psikologjike, duke qenë se ishte gjatë gjithë kohës e trembur.

“Kjo buzeqeshja ime me gjithe shpirt eshte per ju Se pari duke u nisur nga cfare kalova dua tu keshilloj sinqerisht te beni kujdes e te ruani veten. Shume e kalojne si nje grip! Per mua nuk ishte i tille! Perjetova shqetesime qe nuk i kam provuar kurre nga nje grip i thjeshte! Jo vetem per shqetesimet fizike po sidomos gjendja psikologjike sepse fakti qe eshte i pabese dhe nuk di cfare te sjell as minuti te tremb sigurisht!

E vetmja gje e mire ishte qe kuptova sa shume njerez paskam pasur qe me kane treguar cdo dite shume dashuri e kujdes! E çmoj dhe me teper sepse kjo eshte nje kohe e veshtire per te gjithe! Ju falenderoj secilin nga ju nga zemra”, shkruan këngëtarja.

https://www.instagram.com/p/CIi0iEiB9If/?utm_source=ig_web_copy_link

TAGS