Këngëtarja e huaj publikon këngë me emrin e Dua Lipës

Këngëtarja e huaj publikon këngë me emrin e Dua Lipës

Këngëtarja e huaj ka zgjedhur që këngës së re t’ia vendos emrin ‘Dua Lipa’.

Këngëtarja suedeze, Amanda Winberg, i ka lënë të habitur publikun kur zgjodhi që emrin e këngës së re ta titulloj me emrin e Dua Lipës, shkruan lajmi.net.

Andaj nuk ka pasur se si të mos i kërkohet një shpjegim lidhur me këtë, se përse zgjodhi që t’ia vendos këngë pikërisht emrine koleges së saj këngëtare.

“Dua Lipa është shumë tip dhe mendoj se të gjithë do të bënin gjithçka për të. Si unë, në këngën ku flas për djalin që pëlqej. Kur bëra këngën, Dua Lipa ishte personi i parë që mendova. Mendova: ‘Çfarë është më mirë se një akullore? Dua Lipa.”, është përgjigjur ajo.

Dua Lipa, Bebe Rexha, Rita Ora, Ava Max dhe Era Istrefi, po vazhdojnë të jenë emrat më të përmendur në botën e muzikës kudo./Lajmi.net/

[embedded content]

[embedded content]

TAGS