Këngëtarja bën deklaratën e papritur: COVID-19 e kaluam familjarisht në shkurt, përfunduam me antibiotikë

Këngëtarja bën deklaratën e papritur: COVID-19 e kaluam familjarisht në shkurt, përfunduam me antibiotikë

Këngëtarja Orgesa Zaimi zbuloi se ajo dhe familja mund të kenë qënë mbartës të COVID-19, në muajin shkurt, pak para fillimit të epidemisë në vendin tonë.





E ftuar në ‘Vizioni i Pasdites’, këngëtarja tregoi se të gjithë familjarisht përjetuan simptomat e virusit në fjalë.

“Ne në periudhën e Shkurtit kemi qenë shumë të sëmurë. Kemi kaluar sëmundje familjarisht dhe rrjedhimisht ia kaluam dhe gjyshërve. Kam një bindje që ne mund ta kemi kaluar në Shkurt Koronavirusin, të gjithë si familje. Kemi pasur simptomat,temperaturën dhe simptomat e gripit. Përfunduam të gjithë me antibiotikë. Kam një përshtypje që ne duhet ta kemi kaluar në Shkurt se s’bën. Tani jemi të gjithë mirë, të shëndetshëm. Nuk kemi asnjë simptomë gripi, dhe na ka ndihmuar shumë kjo periudha në shtëpi”, tha Orgesa.

E pyetur nga moderatorja Evi Reçi se si i përballoi ditët e para të vetizolimit, Orgesa i komentoi ato ditë si më të tmerrshmet, teksa shtoi se javët e para ka qenë e terriorizuar, ndërkohë në ditët e sotme është duke vlerësuar karantinimin. Sipas Orgesës kjo është mundësia më e mirë për të shpenzuar kohën me familjen.

TAGS