Kartonët nuk e ndalin Xhakën, shqiptari shfaqet në fushë në ndeshjen ndaj Spanjës, kapiteni motivon në mënyrën e duhur shokët e ekipit

Kartonët nuk e ndalin Xhakën, shqiptari shfaqet në fushë në ndeshjen ndaj Spanjës, kapiteni motivon në mënyrën e duhur shokët e ekipit

Aktualisht është duke u luajtur pjesa e dytë e minutave shtesë, mes Zvicrës dhe Spanjës.


Pas përfundimit të pjesës së parë të shtesës prej 15 minuta, ekipet u mblodhën rreth tyre në fushën e lojës, si një formë motivimi. Edhe pse jo protagonist në fushën e blertë, për shkak të kartonëve, Granit Xhaka, u shfaq në mes të lojtarëve të Zvicrës dhe nisi të mbajë një fjalim para tyre.

Kujtojmë se goli për Zvicrën u realizua në minutën e 68-ë, nga Xherdan Shaqiri, i cili në këtë sfidë pasoi Xhakën në rolin e kapitenit.

Nëse të dyja ekipet nuk realizojnë gol në 15 minutat e mbetura, ndeshja do të vendoset nga pika e bardhë e penalltisë.

TAGS