Kaos te Partizani, Kardozo nuk del në stërvitje

Kaos te Partizani, Kardozo nuk del në stërvitje

Prej 2 ditësh tashmë, sulmuesi i Partizanit, Lukas Kardozo nuk po paraqitet në stërvitje. Shkaku më i mundshëm i këtij vendimi drastik që ka marrë braziliani mendohet të jetë dëshira e tij për t’u transferuar diku tjetër. Menjëherë, drejtori i Partizanit, Olsi Rama ka deklaruar se ka pasur oferta si për Kardozon, ashtu edhe për Asanin dhe Solomon. Sipas tij, klubi do të shesë lojtarë vetëm pasi të bëhen blerje të reja që do t’i zëvendësojnë. Duhet përmendur që më parë, një klub qipriot ishte shumë pranë transferimit të Kardozos dhe mbetej vetëm oferta përfundimtare. Në momentet e fundit të marrëveshjes, ata ndryshuan mendje dhe transferuan një tjetër lojtar. Transferimi i Kardozos mbeti në ajër dhe tani priten të tjera klube të interesuara për shërbimet e tij.



TAGS