“Kanë tentuar të shesin me imazhin tim”, Einxhel Shkira heq dorë nga ekrani: Jam më shumë se ajo pjeshka mbi taka

“Kanë tentuar të shesin me imazhin tim”, Einxhel Shkira heq dorë nga ekrani: Jam më shumë se ajo pjeshka mbi taka

Einxhel Shkira është një ndër vajzat më të komentuara të shoëbizzit, mirëpo kohët e fundit ajo është distancuar nga ekrani. Për këtë moderatorja ka treguar më shumë përmes disa postimeve në ‘Instastory’ gjatë një mini-interviste me ndjekësit e saj.



E pyetur nëse do të rikthehet së shpejti në ekran, Einxhel shkruan se nuk do të dëshironte të rikthehej, pasi “kanë tentuar vetëm të shesin me imazhin tim”, ndërsa shton se është më shumë se ajo “pjeshka mbi taka” që kërkon ekrani.

“Nëse doni të jem e sinqertë nuk kam asnjë projekt televiziv, as dua të kem, as të rikthehem. Dua të bëj diçka që më jep kënaqësi, dua që të jem 100% vetvetja dhe mos frenoj gojën brenda kornizës që të tjerët duan t’më fusin. Deri sot dashje pa dashje kanë tentuar vetëm të shesin me imazhin tim dhe deri diku ka qenë e paevitueshme dhe aspak e lehtë të luftosh me stereotipet që krijojnë njerëzit në mendjet e tyre paragjykuese. Por unë e di kush jam dhe çfarë dua, unë jam më shumë se pjeshka mbi taka dhe ky është projekti im i radhës.”, ka shkruar moderatorja.

TAGS