Kamerat kapin momentin emocional, kur gruaja e përqafon mes lotësh McGregorin, pas nokautit nga Poirier

Kamerat kapin momentin emocional, kur gruaja e përqafon mes lotësh McGregorin, pas nokautit nga Poirier

Përqafimi në lot i partneres së McGregor, pas nokautit nga Poirier.

Conor McGregor ka përjetuar një moment emocional me të fejuarën e tij shtatzënë, Dee Devlin, pas humbjes nga Dustin Poirier në kuadër të ‘UFC 257’.

Irlandezi i famshëm pësoi humbjen e tretë në karrierën e tij, ndërsa ky ishte nokauti i parë për të.

Dhe padyshim se këtë e ka përjetuar dhimbshëm partnerja e tij, e cila ishte në lot gjatë përqafimit të 32-vjeçarit.

Kamerat e kanë kapur McGregorin duke u përqafuar me partneren e tij, të cilës i propozoi martesë në verën që lamë pas.

Çifti ka dy fëmijë bashkë, Conor Jr (trevjeçar) dhe Croia (dyvjeçare), ndërsa janë në pritje të fëmijës së tretë.

Devlin i ka qëndruar pranë mashkullit të saj edhe në momentet më të vështira dhe e ka motivuar për t’u rikthyer.

Për herë të parë, McGregor në UFC u mposht nga Nate Diaz në mars të vitit 2016, por iu hakmor disa muaj më pas. Humbja e tij e dytë ishte në vitin 2018 nga rivali i përbetuar Khabib Nurmagomedov.

TAGS